Sanches: Do largohem nga Bayerni, kam nevoj të luaj

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 20:06

Mesfushori portugez Renato Sanchez ka paralajmëruar largimin nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin e aktivizimit.

Ndonëse iu bashkua bavarezëve si një nga talentet më premtues, Sanchez nuk arriti të bindë dhe po aktivizohet me pikatore nga trajneri Kovaç, që në sfidën e fundit ndaj Werder Bremenit, e hodhi në fushë vetëm 5 minuta.

“Mendoj se do të largohem në fund të sezonit, por nuk mund të them nëse do të jetë një lamtumirë, apo huazim. Kam nevojë të luaj, për t’u rritur dhe këtu nuk po gjej hapësira mjaftueshëm”, tha futbollisti portugez.

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 20:06