Sandviçi më i mirë të cilin do ta provosh ndonjëherë!

Sandviçi më i mirë të cilin do ta provosh ndonjëherë!

Përbërësit:

4 feta buke për tost;
– 2 lugë majonezë;
– 1 lugë mustardë;
– 4 feta proshutë;
– 4 feta mish të tymosur gjeldeti;
– 2 feta emmentaler apo gauda;
– 2 vezë;
– 240 ml qumësht;
– 2 lugë gjalpë;
– sheqer pluhur.

Përgatitja:

Bukën për tost lyeni me majonezë dhe mustardë. Pastaj radhisni djathin, proshutën, mishin e tymosur të gjeldetit midis dy fetave të bukës.

Tundni vezët me qumësht dhe në to njomni sandviçin nga të dy anët.

Nxehni tavën, shtoni gjalpin dhe kur të shkrihet do të pjekni sandviçë derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dy anët.

Kur të jetë fërguar sandviçi, hiqeni nga pjata dhe priteni në diagonale. Qitni pak sheqer pluhur.

Më të guximshmit mund t’i qesin sipër mjaltë apo marmelatë nga dredhëzat.

Shërbeji menjëherë derisa të jenë të nxehtë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 4, 2019 22:31

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER