Sanksione për automjetet teknikisht të parregullta

Driton Zenku
By Driton Zenku March 5, 2020 13:54

Sanksione për automjetet teknikisht të parregullta

Dje në periudhën prej ora 09.00 deri ora 13.00, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, është realizuar aksion kontrollues, në të cilin janë përfshirë gjithsej 105 automjete 74 në Tetovë dhe 31 në Gostivar 

Policia tha se gjatë këtij kontrolli, janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore janë sanksionuar 18-automjete teknikisht të parregullta (TE-12 dhe GV-5), ku numri më i madhë prej tyre kanë pasur parregullsi teknike në pajisjet e ndalimit (frenat) edhe atë (TE-8 dhe GV-5). Për shkak të këtyre dhe lëshimeve tjera teknike nga trafiku janë larguar 17-vetura.

Gjatë këtij kontrolli, gjithashtu janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore janë sanksionuar edhe 4 vozitës pa patentë shoferi (TE), 4 vozitës-fillestarë (TE) dhe 12 lloje të ndryshme të shkeljeve, ku për shkak të shkeljeve të konstaruara, 8 vozitësit menjëherë janë larguar nga TetovaSot.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 5, 2020 13:54