SAOGJSh paralajmëron bojkot të punës në gjykata, kërkon rritjen e koeficientit shtesë të rrogës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 19:13

SAOGJSh paralajmëron bojkot të punës në gjykata, kërkon rritjen e koeficientit shtesë të rrogës

Sindikata e punonjësve administrativ dhe organet gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve për javën e ardhshme, paralajmërojnë protesta dhe bojkot të punës së tyre nëpër gjitha gjykatat e vendit. Janë të pakënaqur me koeficientin shtesë së rrogës dhe moskthimin e parave për muajin shtator-tetor, për shkak të organizimit të grevës së tyre. Përmes dialogut me Këshillin e buxhetit gjyqësor, dëshirohet të ndryshohet koeficienti i shtesës së rrogës që aktualisht jep rreth 6 mijë denarë më shumë për gjykatësit, ndërsa vetëm 700 denarë për punonjësve administrativë, gjyqësore dhe policore.

“I bëjmë thirrje Këshillit gjyqësor të buxhetit, të ndalojë me implementimin e praktikës së deritanishme të ndarjes së punonjësve gjyqësorë dhe çdo vendim të arsyetohet dhe të jetë i kuptueshëm për të gjithë, si për shembull pse të punësuarit e Administratës gjyqësore kanë vetëm 5%, ndërsa gjykatësit kanë rritje prej 10 %”,- theksoi kryetari i Shoqatës së Administratës dhe Gjykatësve, Sasho Temelkovski.

“Nëse Këshilli Gjyqësor i Buxhetit na injoron, gjykatësit vazhdojnë të jenë të privilegjuar, ndërsa Administrata gjyqësore dhe policore diskriminohet, ne mendojnë që për javën tjetër të organizojmë protesta nëpër gjitha gjykatat dhe rishikojmë mundësitë për bojkot të ndryshëm të punës”,- tha Trpe Dejanovski nga Sindikata e punonjësve administrativë dhe organet gjyqësore.

Përndryshe, Sindikata e punonjësve administrativë dhe organet gjyqësore tashmë 6 vite me radhë kërkojnë miratimin urgjent të rregullores për Policinë gjyqësore, gjegjësisht rritjen e koeficientit shtesë për rrezik të lartë të policisë gjyqësore, por deri tani gjithmonë kanë marrë përgjigje se shteti nuk ndan mjete të mjaftueshme në buxhetin e shtetit. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 19:13