Sarri zbuloi situatën në dhomën e zhveshjes në Çellsi

Desk
By Desk April 18, 2020 20:27

Sarri zbuloi situatën në dhomën e zhveshjes në Çellsi

Maurizio Sarri ka zbuluar se ka pasur marrëdhënie të acaruar në dhomën e zhveshjes të skuadrës angleze Çellsi, në 6 muajt e pare. Sarri kishte zëvendësuar Antonio Konten në verën e vitit 2018, pas një suksesi tre vjeçar te Napoli.

“Kam pasur marrëdhënie konflikti me dhomën e zhveshjes të Chelea, por, kur u thashë se do të largohesha, shumë prej tyre qanë. Unë nuk jam një person që i mbron shumë personat për të kaluarën. Unë flas shumë për ata që bëjnë gabime dhe më pak për gjërat e mira. Mendoj se kjo ka një ndikim të madh, por më pas ata mësojnë t’ju vlerësojnë se kush jeni,” ka deklaruar Sarri.

Desk
By Desk April 18, 2020 20:27