SASHK-u i kënaqur me premtimet e Mickoskit për arsim

Desk
By Desk March 5, 2020 22:30

SASHK-u i kënaqur me premtimet e Mickoskit për arsim

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DOMNE-së dhe kandidati i mundshëm për kryeministër premtoi për disa ndryshime në arsim me ardhjen e tij në pushtet, ndryshime që u pëlqyen nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), transmeton Portalb.mk.

Mickoski premtoi ndërtimin e 20 shkollave të reja, si dhe renovimin e 50 shkollave ekzistuese. Gjithashtu ai premtoi edhe rritjen e pagave për shërbëtorët e arsimit nga arsimi fillor deri te ai i mesëm.

Ai premtoi rroga deri 100 mijë denarë për profesorët universitar dhe deri 45 mijë denarë për asistentët universitar.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, e prezantoi pjesën e arsimit të programit të tij, në të cilën premtoi se në mandatin e ardhshëm do t’i rritë pagat në arsim në gjithë sferat e arsimit, gjegjërisht në fillore, të mesme, në arsimin e lartë dhe shkencë. Gjithashtu do të angazhohet edhe për përmirësimin e infrastrutkruës shkollore dhe kushtet për punë te të punësuar në arsim”, deklaruan nga SASHK-u.

Desk
By Desk March 5, 2020 22:30