Schinas: Pasardhësi i Zaev të ruaj angazhimin drejt BE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:40

Schinas: Pasardhësi i Zaev të ruaj angazhimin drejt BE-së

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka vlerësuar se dorëheqja e kryemisnitrit Zoran Zaev nuk i shërbeu qëllimit të stabilitetit në rajon, ndërsa bëri thirrje që pasardhësi i Zaevit të mbetet i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit.

“U bëj thirrje pasardhësve të Zoranit që të qëndrojnë fuqishëm dhe vazhdimisht të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të vendit të tyre dhe nevojës për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e tyre”, theksoi nënkryetari i Komisionit Evropian Schinas.

Duke folur për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai tha se ishte “absolutisht i bindur se është një proces i pakthyeshëm, ndërsa integrimi i tyre është i përshkruar dhe i ligjshëm” dhe vuri në dukje se në asnjë rast popujt e rajonit nuk duhet të humbasin këtë bindje absolute.

Kovaçev: Qëndrimi i Sofjes nuk varet nga qeveria në RMV

Por Sofja zyrtare thot se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë. Qëndrimi i Sofjes nuk varet nga ndryshimi i qeverisë në fqinjin tonë jugperëndimor, ka dekalruar eurodeputeti Andrej Kovaçev për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES. Kovaçev thot se po ndjek nga afër proceset politike që në vend dhe paralajmëroi kreun e opozitës Mickoski se mund ta devijojë perspektivën evropiane të vendit.

“Jemi dëshmitarë të deklaratave të Mickoskit, i cili së fundi deklaroi se nëse bëhet kryeministër do ta dënojë Marrëveshjen me Bullgarinë. Kjo në asnjë mënyrë nuk e mbështet anëtarësimin evropian të RMV-së. Po ashtu jemi duke vëzhguar qytete të veçanta në Maqedoni, ku shumica e VMRO-DPMNE-së vendosi të kthejë emrin Republika e Maqedonisë, që nga ana tjetër sjell probleme me Marrëveshjen e Prespës dhe nervozizëm te grekët”, tha euro deputeti bullgar Kovaçev./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:40

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare