Schmidt: Referendumi është një moment historik për Maqedoninë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 20:41

Schmidt: Referendumi është një moment historik për Maqedoninë

Referendumi është një moment historik për Maqedoninë dhe duhet të mbështetet nga qeveria dhe opozita thotë në një intervistë për televizionin 24 Ligjvënësi gjerman Nils Schmid i cili është gjithashtu një raportues i politikës së jashtme për grupin parlamentar të Partisë Social Demokratike në Gjermani, përcjell FLAKA.

Schmidt, i cili konsiderohet si një njohës i mirë i politikave në Ballkanin Perëndimor, thotë se Maqedonia nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të ecë përpara dhe garancioni i anëtarësimit në BE dhe NATO duhet të sigurojë rezultat pozitiv të referendumit.

“Është moment historik për Maqedoninë, ajo mund të krahasohet vetëm me referendumin e pavarësisë para 25 viteve dhe është moment kyç i marrëdhënieve të Maqedonisë me BE-në, pasi negociatat e emrit ndërlidhen me integrimin dhe antarësimin në BE. Pa kompromis në negociatat për emrin nuk mund të ketë asnjë lloj bisedimesh prandaj ajo ishte një sukeses i madh për Maqedoninë dhe Greqinë dhe urojë kryeministrat e dy vendeve. Tani ky kontest mund të zgjidhet edh tani qytetarët e Maqedonisë vendosin se a do të jetë ose jo Maqedonia në BE”, tha Schmidt. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 20:41