Scholz takohet me Bidenin të premtën, a do jetë dialogu Kosovë-Serbi temë në takimin e tyre?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:44

Scholz takohet me Bidenin të premtën, a do jetë dialogu Kosovë-Serbi temë në takimin e tyre?

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të premten e 9 shkurtit takon presidentin amerikan, Joe Biden në Uashington.

Nga zyra e kancelarit Scholz, kanë konfirmuar për Klan Kosova, këtë takim duke mos mohuar apo pohuar se në mesin e temave të diskutimit të dy liderëve botërorë do të jetë situata në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor si dhe tensionet dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk mund të parashikojmë diskutimet. Sidoqoftë, fokusi i bisedës me presidentin e SHBA-ve, do të jetë kryesisht, agresioni rus i luftës mbi Ukrainën dhe situata në Lindjen e Mesme”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për Klan Kosova.

Raportet Kosovë-Serbi, dhe ajo që quhet si perspektiva e qartë euro-atlantike e Ballkanit Perëndimor, është shpesh temë diskutimi mes presidentit Biden dhe zyrtarëve nga Evropa, kur ata zhvillojnë takime në Uashington apo Bruksel.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare