Scott dhe Drake paditën pas vdekjes së tetë personave në koncertin e tyre

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:38

Scott dhe Drake paditën pas vdekjes së tetë personave në koncertin e tyre

Reperi amerikan Travis Scott po përballet me veprime ligjore pasi të paktën tetë persona vdiqën dhe qindra u lënduan në një përplasje në festivalin e tij në Teksas, Astroworld.

Një pjesëmarrës që u lëndua në koncert ka akuzuar Scottin dhe interpretuesin surprizë Drake se kanë nxitur turmën dhe po kërkon 1 milion dollarë si dëmshpërblim.

Asnjëri nuk ka komentuar mbi padinë.

Në një deklaratë pas përplasjes, Scott tha se ai po punonte për të ndihmuar familjet e viktimave – më i riu prej të cilëve ishte vetëm 14 vjeç.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë bërë homazhe për të vrarët.

Të premten në mbrëmje kur po mbahej koncerti, shpërtheu paniku ndërsa turma shtyhej drejt pjesës së përparme të skenës ku po përformonte Scott. Gjatë tollovisë, tetë persona mbetën të vdekur dhe rreth 300 kërkuan ndihmë mjekësore.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:38
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.