Së bashku me Galaxy S20, lansohet edhe një smartfon tjetër

Së bashku me Galaxy S20, lansohet edhe një smartfon tjetër

Javën që vjen, Samsung do ta prezantojë modelin Galaxy S20, smartfonin e ri që do ta ketë procesorin Snapdragon 865 nga Qualcomm.

Por, ZTE nga Kina, ia ka marrë qendrën e vëmendjes Samsungut, duke njoftuar një smartfon, që do të ketë brenda po të njëjtin procesor të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Ky telefon quhet ZTE Axon 10S Pro që është mjaft mbresëlënës, por jo edhe sa i përket specifikave tjera. Në përgjithësi ngjanë me Axon 10 Pro, ndërsa është mjaft i thjeshtë sa i përket ndërtimit.

Ka linja mjaft të rrumbullakosura, ekran AMOLED 6.47 inç me rezolucion2,340×1,080, kamera i pasme i ka 48/20/12 megapixel, ndërsa kamera për selfie është me 20 megapixel, shpejtësi 6/12GB, LPDDR5 RAM dhe 128/246MB memorie.

Bateria e këtij telefoni i ka 4,000mAh, softuer MiFavor10 të kombinuar me Android 9 Pie. Megjithatë, Snapdragon e ka bërë këtë telefon atraktiv, me integrimin e rrjetit 5G dhe duke e bërë një prej telefonave më të shpejtë që janë në treg.

Derisa është thënë se do të lansohet së bashku me Galaxy S20, që do të prezantohet më 11 shkurt, nuk dihet data e saktë kur do ta shohim Axon 10S Pro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 7 Shkurt, 2020 22:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.