Së shpejti mbledhja e përbashkët e qeverive, problemet historike me Bullgarinë

Së shpejti mbledhja e përbashkët e qeverive, problemet historike me Bullgarinë

Maqedonia e Veriut vazhdon të ndërtojë mardhëniet e mira me fqinjët. tashmë është vendosur edhe mbajtja e Mbledhjes së përbashkët me Qeverinë eKosovës që do të mbahet në Shkup. Data do caktohet nga kryeminstrat e dy vendeve.

“Qeveria ka mirtuar propozimin e Sekretaritatit për çështje evorpiane ku informohet se janë bërë gjitha përgatitijet e nevojshme për realizimin e mbajtjes së mbleshjes së senacës së përbashkët në mes dy vendeve Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Në kuadër të përgaditjeve janë duke rrjedhur bisedimet për definimin e bashkëpunimit të dy vendeve në fushat transport, infrastrukturë, tregëti dhe zhvillim ekonomik, bashkëpunim me diasporën, çështje të bdrendëshme, bujqësi, pylltari, menaxhim me ujrat, kulutrë dhe arsim” – tha zwdhwnwsi i Qeverisw, Muhamet Hoxha.

Vazhdojnë ndërkohë punën edhe grupet me Bullgarinë. Në rishqyrtimin e historisë probleme janë hapur me përkatësinë etnike të Goce Dellcevit, për të cilin të dy vendet këmbngulin se u takon atyre.

QEVERIA SHPRESON PËR ZGJIDHJE NË FRYMËN E MIQËSISË

Nga ekzekutivi shpresojnë se zgjidhja do jetë në frymën e miqësisë dhe partneriteti mes dy shteteve.

“Komisioni i përbashkët i cili është formuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë shpresojmë se do të gjejnë zgjidhje në drejtim të miqësisë dhe fqinjësisë mes dy shteteve”- u shpreh Hoxha.

Paraprakisht ministrja bullgare Ekaterina Zaharieva tha se vendi i saj mund të tërhiqet nga komisioni nëse nuk vërtetohet se Goce Delcev ishte bullgar. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:20
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.