Seanca për pyetje deputetësh, Siljanoska: Gjendja në prokurimin publik, tragjike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:16

Seanca për pyetje deputetësh, Siljanoska: Gjendja në prokurimin publik, tragjike

VMRO-DPMNE me akuza për situatën në Prokurorinë Publike dhe mënyrën e zgjedhjes së prokurorëve. Deputetja Gordana Siljanovska e quajti tragjedi dhe përpjekje për atentat mbi “perëndeshën e drejtësisë”, Justicia.

Kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit, Ljubomir Joveski, ose shkarkimin e tij nga ana e Kuvendit, me propozim të Qeverisë. Riaktualizoi kërkesën që kryeprokurori të propozohet nga opozita.

“A keni ju një propozim të tretë? Përkatësisht në programin e LSDM-së shkruante se propozojnë që prokurori publik të zgjidhet me propozim të opozitës. Përvojat krahasuese tregojnë se pozita e prokurorit publik është diku më lartë për shkak të zgjedhjes me dy të tretat e votave që ka për qëllim unifikimin. Pra, ministër, nuk dua që të ndërhyni në pushtetin gjyqësor, por më intereson se si mendoni se mund të zgjidhet kjo tragjedi juridike në Prokurorinë Publike.”,- deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

Tupançevski: Ligji është miratuar me konsensus

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, sqaroi se kryeprokurori dhe shefat e prokurorive zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta nga vetë prokurorët konform Ligji për Prokurori të miratuar me konsensus mes pushtetit dhe opozitës.

“Veç t’jua kujtoj se ky model zgjedhor është paraparë me Ligjin e ri për prokurim publik në vitin 2020, i cili u miratua me konsensus në Kuvend. Unë isha pjesëmarrës në hartimin e Ligjit për prokurim publik, kishte edhe organizata joqeveritare dhe konsideronim se dy modelet paraprake kanë nevojë për korrigjime ose objektivizimin e kritereve për zgjedhjen e prokurorëve publik dhe gjykatësve. Në këtë drejtim inkorporuam model që do të ishte transparent dhe objektiv dhe u parapa ky koncept, që prokurorët public të zgjedhin prokuronin publik.”,- u shpreh ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Tupançevskit e tha troç. Zgjedhja e prokurorëve në zgjedhje të drejtpërdrejta nuk flet vetëm për kandidatin e zgjedhur por është pasqyrë e prokurorëve në përgjithësi.

Gjyqësia në vend, ndër vite, gëzon besueshmëri shumë të ulët në opinion. Skandalet që dolën që nga publikimi i të ashtuquajturave “bomba”, skandali me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, suspendimi i prokurores për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska, dhe raste të ngjashme kanë nxjerrë në sipërfaqe dritë-hijet e pushtetit që duhet të ndajë drejtësi. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:16

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...