Seanca të reja për “Tenderë” dhe “Tarifë” në PSP

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Shtator, 2018 09:35

Seanca të reja për “Tenderë” dhe “Tarifë” në PSP

Në gjykimin për “Tenderë” ku e akuzuara e parë është ministrja e ish-Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska për tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014” duhet të merren në pyetje dëshmitarë.

Seanca paraprake për “Tenderë” që duhej të mbahej më 13 korrik të këtij viti, u anulua për shkak të sëmundjes së gjykatësit Osman Shabani.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim ilegal të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektrana të Maqedonisë”, me vlerë prej rreth katër milionë euro

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Shtator, 2018 09:35