Seancat gjyqësore në Maqedoni, kërkohen ndryshime ligjore

Desk
By Desk October 31, 2020 19:50

Seancat gjyqësore në Maqedoni, kërkohen ndryshime ligjore

Pushteti gjyqësor nuk ka zgjidhje “ad-hoc” për procedimin e mëtutjeshëm të seancave gjyqësore, të cilat dita ditës po anulohen si shkak i rasteve pozitive me Kovid-19.

Përveç mungesës së pajisjeve teknike për zhvillimin e gjykimeve online, pengesë më e madhe e gjykatave është mos ekzistimi i bazës ligjore precize për zbatimin e një procedure të tillë. Krerët e gjyqësorit në vend, përfshi edhe kryeprokurorin e Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, gjatë periudhës së fundit e kanë theksuar nevojën për ndryshimet ligjore të ligjeve procedurale.

Nga sektori civil i cili e monitoron punën në gjyqësor shprehen se para shqyrtimit të mundësisë për gjykimet online duhet të merren parasysh më shumë çështje, me qëllim të mos pamundësohet zbatimi i standardeve të drejtësisë gjatë gjykimeve, si dhe shkeljet e plota të këtyre parimeve.

“Në këtë kontekst, patjetër është të merret parasysh natyra specifike e sistemit gjyqësor, si dhe funksionimi i gjykatave, të cilët nuk janë vetëm një organ i thjeshtë administrative, por se bëhet fjalë për shtyllë e një pushteti shtetëror. Kësisoj, bërja e paraleles mes funksionimit online të administratës shtetërore dhe gjykatave është shumë jo serioze dhe nuk i merr parasysh pasojat afatgjatë të cilët mund të shkaktohen si rezultat i parimit të ri të punës (online)”, thonë nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.

Gjatë periudhës së fundit anulimi më i madh i seancave gjyqësore është vërejtur në Gjykatën Penalë të Shkupit, ku edhe po procedohen rastet e iniciuara nga ish-Prokuroria Speciale Publike. Rezultatet pozitive me koronavirus të një pjesë të të akuzuarve, siç janë Sasho Mijallkov, Martin Protugjer, Mile Janakievski dhe të tjerë ka ndikuar që gjykimet për “Target-Fortesa”, “Titanik” dhe “Organizatorët e 27 prillit”, të prolongohen për një afat 20 ditor. Ndryshe, në prill të këtij viti në Gjykatën e Kavadarit u zhvillua gjykimi i parë online në vend. Mirëpo, sipas kryeprokurorit Joveski, në këtë rast kishte pajtim nga vetë i akuzuari, si dhe bëhej fjalë për vepra të lehta penale. Përderisa raste e fundit të anuluar në GJPSH, kanë të bëjnë me një numër më të madh të të akuzuarve, gjegjësisht për vepra më të rënda penale. (koha.mk)

Desk
By Desk October 31, 2020 19:50