Sekretari i Komunës së Kërçovës: Zaev thotë se ka marrëveshje, Dehari e mohon!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 22:51

Sekretari i Komunës së Kërçovës: Zaev thotë se ka marrëveshje, Dehari e mohon!

Kujt do t’i takojë sekretari i Komunës së Kërçovës, BDI-së apo LSDM-së?

Kjo komunë tanimë 8 vite ka funksionuar pa sekretar komune dhe siç duket në këto zgjedhje për këtë pozitë është bërë një marrëveshje parazgjedhore mes LSDM-së dhe BDI-së.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale Zoran Zaev tha se do ta mbështesin Fatmir Deharin në Kërçovë, sepse siç tha ai kanë bërë marrëveshje që sekretari i Komunës t’i takojë LSDM-së.

“Do ja japim mbështetjen edhe Fatmir Deharit sepse kemi mbështetje me atë, kemi marrëveshje dhe atë duhet publikisht ta dinë të gjithë, sekretari do të jetë i joni dhe do të ketë shpërndarje të përgjegjësisë në institucione sepse ajo është e ardhmja më e sigurt dhe një variant i mirë edhe për Kërçovën dhe për të gjithë perspektivat e RMV”, tha Zoran Zaev.

Por një marrëveshje të këtillë e mohon kategorikisht kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari , ai tha se nuk ka bërë pazare të atilla me asnjë parti politike, duke lënë të kuptohet se, edhe nëse një marrëveshje e tillë ekziston nuk do të realizohet.

“Me asnjë nuk kam bërë mos të them pazare të atilla por marrëveshje të atilla, megjithatë dëshmitë më të mira janë punëtorët që kanë treguar aftësitë e tyre dhe profesionalizëm, transparencën dhe korrektësi dhe do të vazhdojmë me të njëjtën mënyrë të punës”, deklaroi kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Mbetet për tu parë se kujt do t’i takojë sekretari i komunës së Kërçovës, apo do të vazhdojë që komuna të funksionojë edhe katër vitet e ardhshme pa sekretar.

Në Kërçovë në këto zgjedhje mandatin e fituan edhe 23 këshilltarë, por ende nuk është bërë një marrëveshje mes partive politike në këtë komunë se kujt do t’i takojë shumica në këshillin komunal, pozitës apo opozitës./ Tv21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 22:51

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...