Sela: 12 prilli ka brenda vetes 12 orëshin e fuqisë së pallogaritur

Desk
By Desk January 8, 2020 20:08

Sela: 12 prilli ka brenda vetes 12 orëshin e fuqisë së pallogaritur

Në takimet që po realizon me qytetarët në vendbanimet shqiptare kreu i Aleancës për Shqiptarët nga fshati Çiflik, në Komunën e Bogovinës, ka thënë se fuqia e votuesit më 12 prill do të jetë e madhe, pasi do të sjellë ndryshim, përcjell in7.

“Mos harroni se 12 prilli ka brenda vetes 12 orëshin e fuqisë së pallogaritur që e keni ju. Se kam as unë më 12 prill fuqinë, nuk e ka as Ali Ahmeti më 12 prill fuqinë dhe as ndonjë vagabond brenda për Brenda policisë që merr të drejtën që të shkojë të frikësosjë dhe të shantazhojë njerëzit. Sepse më 12 prill ora 7 të mëngjesit, zero. A e dini sa do të vjelmë ne në ora 7 në mbrëmje, aq sa ju do të hidhni votën në kutinë e Aleancën për Shqiptarët, ose në kutitë e partive tjera politike”, ka thënë Sela.

Më tej ai ka shtuar se nëse atë ditë nuk ndodh ndryshimi, të kota do të jenë bisedat dhe ankesat, nëpër ndeja dhe në kafene, e kotë do të jetë përpjekja për të ndaluar rininë që të mos emigrojë nga vendi.

Desk
By Desk January 8, 2020 20:08