Sela dhe Taravari sot takojnë banorët e Dyqanxhikut, Xhon Kenedii dhe Seravës
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela do të realizojl takimin e radhës me qytetarët në lagjen Dyqanxhik në ora 16:30, për të vazhduar më tej në lagjen Xhon Kenedi në ora 18:00 dhe lagjen Serava 20:00 njoftuan nga partia e Selës
Në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe sekretari gjeneral Arben Taravari, kryetari i forumit rinor Omer Ajdini si dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët.
Siç është paralajmëruar më herët takimet e kryetarit bëhen me qëllim të njoftimit të problemeve të qytetarëve nga afër, përfundon njoftimi i arritur në redaksinë tonë nga ASH. Flaka

