Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Sela e Gashi presin ftesë nga Zaevi për të diskutuar për Ligjin e shtetësisë

Sela e Gashi presin ftesë nga Zaevi për të diskutuar për Ligjin e shtetësisë

Redaksia

Liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thonë nuk janë ftuar nga kryeministri Zoran Zaev për të diskutuar propozim ligjin e shtetësisë. Kryetari i Alternativës, Gashi tha se kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar takime me koordinatorët e grupeve prlamentare për të gjetur zgjidhje, ndërsa qasjen e këtillë e ka konsideruar si fyese për opozitën shqiptare por edhe për kryetarin e Kuvendit.

Nëse z. Zaev dëshiron të flas për përmbajtjen politike të ligjit, duhet të takohet me ne, e ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe e kemi kërkuar këtë takim moti, që sa më shpejt të mbyllet ky ligj, të votohet në parlament e të debllokohet parlamenti. Nëse ai takohet me kooordinatorët e grupeve parlamentare, ajo ka të bëjë me një mënyrë të funskionimit apo të labirintheve institucionale procedurale në kuvend. Në opinion e kemi parë se janë diskuabile vetëm një apo dy pika. Çështja e tre dëshmitarëve apo diçka tjetër. Ne jemi të gatshëm për kompromis, jemi të gatshëm ta gjejmë zgjidhjen më të mirë. Kur të dojë në 12 të natës, kur të dojë ai jemi të gatshëm të ulemi të gjejmë zgjidhje – tha Afrim Gashi, ASH-AAA.

Kryeministri Zaev, dje ka njoftuar se takim për këtë çështje do të ketë, por se në do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare si dhe ministrat e drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Bojan Mariçiq dhe Oliver Spasovski.

Por, koordinatori i Grupit parlamentar të ASH-AAA-së Skënder Rexhepi, në sqarim për Alsat, deklaroi se bashkë me koordinatorin e LSDM-së, Jovan Mitrevski ishin marr vesh që të mërkurën të zhvillohet një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarëve të ASH-AAA-së Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Megjithatë pas njoftimit të Zaevit për takim në format më të zgjeruar, Rexhepi kjo e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen në këtë takim të opozitës shqiptare. Ndërkohë mbajtjen e takimi e paralajmëroi Ministri Spasovski.

Do të marrim nesër në takim. Bashkë me kryetarin e Qeverisë i analizuam situatat. Kishim analizë detaje se cilat janë roblemet në marrjen e shtetësisë, cilat do të jenë zgjidhjet. Vetëm do të shtojë se ato nuk mund të jenë jashtë praktikës ndërkombëtare dhe normave të shtetit – u shpreh Oliver Spasovski, MPB.

Spasovski tha se nuk mund të japë më shum detaje, sepse nuk do të ishte e përgjegjshme nga ana e tij, por shtoi se nga takimi i paralajmëruar për nesër, pret që të dalin me propozim për zgjidhjen e çështjes së shtetësisë.

Nga VMRO DPMNE-janë kanë thënë se pas takimit të nesërm do të vendosin nëse do të heqin ose jo dorë nga amendamentet kundër ligjit për shtetësinë.

Continue Reading

Previous: BDI: Sela dhe Gashi dje kërkuan shtyerje të regjistrimit, sot e kundërshtojnë
Next: Grubi: Korridori i 8-të po bëhet realitet

Të ngjashme

artan Suksesi i Artan Grubit, më pak në zyrë e më shumë në terren

Suksesi i Artan Grubit, më pak në zyrë e më shumë në terren

Redaksia
ZUDI-ALIMOSKI Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet

Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet

Redaksia
20210417151553-780x439-1-696x392-1 Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Redaksia

TË FUNDIT

2 Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

1 Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

e93f04c2-e28d-4dfc-b3d9-afea2e3c092b_w1023_r1_s Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

a7b818a6-6ed1-4d3e-8668-efad22edbfe3 Ulet për 14 përqind numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugorë

Ulet për 14 përqind numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugorë

De-Brujne-lendim Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim

Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.