Sela: Në disa shkolla dhe komuna nuk duhej të ndërpritej procesi mësimor

Driton Zenku
By Driton Zenku April 21, 2020 21:05

Sela: Në disa shkolla dhe komuna nuk duhej të ndërpritej procesi mësimor

Në Press konferencën e sotme online të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, Agjencia e lajmeve Flaka parashtroi pyetje përmes postën elektronike. 

“Nga fillimi i pandemisë Aleanca për Shqiptarët – ASH ka shpalosur qëndrimet e vete për zhvillimet ne RMV dhe mund të konkludojmë se keni qenë mjaft aktive në këtë drejtim.  Pyetja eshte kjo: A ka Aleanca për Shqiptarët propozime konkrete se si të përmirësohet menaxhimi me CoVid-19 në RMV, pasi deri tani ka pasur më tepër vërejtje se sa propozime apo zgjidhje konkrete.  Bie fjala, mësimi Online. Keni vërejtjet e juaja, por nuk jepni rrugëzgidhje konkrete se si të përmirësohet sistemi i krijuar tashmë me mesimin online ?

Pyetje u parashtrua me shkurtesë, ndërsa përgjigja e liderit të ASH, Ziadin Sela ishte me sa vijonë:

“Në qoftë se Ministria e Arsimit do të ishte më e përkushtuar për specifikat që ka çdo vendbanim, çdo qytet, çdo shkollë unë mendoj se do të kishim një situatë tanimë ndryshe në lidhje me arsimimin. Të mos harrojmë që si pasojë e një plage të madhe që e ka Maqedonia e Veriut që është migrimi, fatkeqësisht klasat e fëmijëve tanë, klasat e shkollave kanë ngelur më tepër ta them me një mesatare 6, 7 deri 8 nxënës. Me këtë dua të them që kemi shkolla që janë gjysëm boshë por janë shumë më tepër se sa gjysëm boshë, dhe në shumicën e shkollave dhe qyteteve në Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se nuk kishte nevojë të ndërpritet mësimi, sepse mund të krijohen kushte ndërmjet gjithë nxënësve më tepër se një metër e gjysëm”. tha Sea. 

Aq më tepër, shtoi ai, që kjo kategori nuk është edhe e rrezikuar nga krona virusi.

“Dhe në qoftë se flasim për imunizimin në masë, kjo kategori mund të jepte kontributin e vet për imunizimin në masë të të gjithë qytetarëv. Prandaj them se duhej të merreshin vendime në bazë të specifikave që ka çdo komunë dhe çdo shkollë. Në pjesën tjetër kur shkollat mund të ndeheshin se ku mundet të zhvilloheshte procesi edukativo – arsimor dhe ku mund të zhvillohej procesi online”, tha Sela. 

Sipas tij në këto kushte, Ministria e Arsimit do të kishte mundësi që t’i furnizon qoftë edhe me kompjutorë në mënyrë që mësimi online të ishte i barabartë për të gjithë.

“Tani, procesi nuk është i barabartë për të gjithë. Tani ka nxënës që familjet e tyre nuk mund t’i përballojnë qoftë Internetin qoftë kompjutorin, dhe ato nuk ndjekin mësim. Dhe dikush nga arsimtarët merr të drejtën që pastaj të iu vë edhe nota të dobëta, apo, dhe të përballen me pasoja. Ky nuk është faj i tyre, nota e dobët i takon Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë dhe jo atij nxënësi i cili nuk i ka kushtet dhe mundësitë, i është mbyllur shkolla dhe përgjegjësinë e mban vetëm ai”, u shpreh Sela.

Pyetja dhe përgjigja mund të ndihet nga minita 33:56…

Ziadin Sela – Pres konferencë dhe pyetjet nga gazetarët!

Ziadin Sela – Pres konferencë dhe pyetjet nga gazetarët!

Posted by Ziadin Sela on Tuesday, April 21, 2020

    

Driton Zenku
By Driton Zenku April 21, 2020 21:05