Sela: Ne duhet t’i fitojmë zgjedhjet që t’ua kthejmë shtetin qytetarëve

Desk
By Desk May 6, 2020 23:21

Sela: Ne duhet t’i fitojmë zgjedhjet që t’ua kthejmë shtetin qytetarëve

Në intervistën në emisionin ‘Enter’ në TVS HENJA, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duke folur për masat e Qeverisë në luftën kundër pandemisë me koronavirusin tha se sistemi shëndetësorë në vendin tonë është pasojë e tranzicionit politik 30 vjeçar. Ai vlerëson se gjithmonë Ministria e Shëndetësisë më tepër i ka shërbyer kompanive farmaceutike se sa qytetarëve.

“Premtimet dhe programi për shëndetësi ka vlejtur vetëm për fushatë elektorale dhe menjëherë sapo është bërë qeverisja, Minsitria e Shëndetësisë ka shërbyer më tepër kompanive farmaceutike se sa që u ka shërbyer qytetarëve. Për momentin që flasim ne e kemi të rrënuar sistemin shëndetësor. E gjithë Maqedonia funksionon vetëm me një Klinikë të sëmundjeve Infektive, aspak qendrat regjionale nuk funksionuan ashtu siç duhet, në shumë qytete mungojnë epidemiolog dhe infektolog, dhe për këtë natyrisht që përgjegjësinë e kanë të gjithë ministrat e Shëndetësisë për shkak se aspak nuk kanë punuar në politikat kadrovike

Koalicioni Aleanca-ALternativa duhet patjetër që t’i fitojë zgjedhjet, tha Sela, në mënyrë që siç tha, të ndërtojnë një sistem i cili në kuptimin e mirë të fjalës do të jetë në shërbim të qytetarëve. /SHENJA/

Desk
By Desk May 6, 2020 23:21