Sela nga Kërçova: Rinia e mbështet Aleancën për Shqiptarët

Sela nga Kërçova: Rinia e mbështet Aleancën për Shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela po i vazhdon takimet e tij me qytetarë, ai kësaj radhe ka qëndruar në disa fshatra të Kërçovës, i shoqëruar nga nënkryetari Remzi Mehmedi, deputeti Syrija Rashidi dhe kryetari i FRASH Omer Ajdini.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka theksuar që mbështetjen më të madhe, partia e tij e gëzon nga rinia.

‘Ndjehemi shumë krenarë që Aleanca gjithnjë e më shumë po mbështetet nga rinia jonë e shëndoshë e cila e ka kuptuar përgjegjësinë e momentit për të sjellë ndryshimin për të cilin shqiptarët kanë shumë nevojë. Demokracia është mundësi për të gjithë, ne si Aleancë për Shqiptarët ju kemi dhënë mbështetje, ju kemi dhënë hapësirë dhe mbështetje rinisë tonë për tu kyçur në politikë. Shqiptarët kanë nevojë që pas gati dy dekadave të lirohen nga monizmi, nga sistemi një-partiak.’

Ai përsëri ka përsëritur qëndrimin se Aleanca për Shqiptarët do të avancojë administratorët shtetëror si një pik e rëndësishme e platformës së partisë së tij. /news33.tv

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 20:33

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA