Sela: Nuk do të jap dorëheqje, nuk e lë partinë pa kryetar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Dhjetor, 2021 17:00

Sela: Nuk do të jap dorëheqje, nuk e lë partinë pa kryetar

Ziadin Sela do të vazhdoj të jetë kryetar i Aleancës për Shqiptarët, të paktën deri në mbajtjen e Kongresin e ardhshëm të partisë, që do të mbahet pas tre muajsh. Këtë e bëri me dije vetë ai para mediave, gjatë mbajtjes së Kuvendit Qëndror të ASH-së që u mbajt sot. Rreth zhvillimeve për krijimin e shumicës së re, Sela tha se kryetari i ri i LSDM-së nuk ka legjitmitet që të jetë kryetar Qeverie, e aq më pak siçtheksoi, partitë e tjera të koalicionit.

Ziadin Sela nuk jep dorëheqje në Kuvendin Qëndror të Aleancës për Shqiptarët. Ai në krye të partisë do të jetë të paktën deri në Kongresin e partisë, që pritet të mbahet në pranverë. Sela deklaroi se nuk do ta lë partinë pa kryetar, posaqërisht në këtë periudhë me mori zhvillimesh.

Ai poashtu nuk konkretizoi nëse do të rikandidohet për kryetar në Kongres, por tha se për këtë nuk ka përgjigje definitive.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Unë natyrsht kam përgjegjësinë para strukturave, kam përgjegjësinë edhe për zgjedhjet si kryetar partie. Mirëpo dhënia e doreheqjes në këtë situatë do ta lërte partinë pa kreun e partisë. Zhvillime politike ka dhe unë asesi nuk do të bëja lojën e atyre të cilët nuk ja duan të mirën Aleancës për Shqiptarët dhe këto janë oponentët politik dhe këtë pjesë të përgjegjësië unë jam i detyruar ta gëlltis dhe të vazhdoj si kryetar partie deri në Kongresin e ardhshëm”.

Zhvillimet politike që po ndodhin rreth krijimit të shumicës së re parlamentare, Ziadin Sela i quajti improvizime.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Nuk mundet mandatari i ri, që sipas të gjitha gjasave do të jetë kryetari i ri i LSDM-së. E lejon Kushtetuta, që të krijohet një shumicë e re, por vetëm legjitimitet nuk mund të ketë, sepse nuk është ai i cili ka dalë dhe ka marrë obligime para qytetarëve, në lidhje me programin, platformën, për zgjedhjet e fundit parlamentare flas. Pritjet e mia nga një Qeveri e cila, nuk ka legjitimitet nuk mund të jenë dhe jo vetëm ai, legjitimiteti në çdo subjekt politik humbet kur je joserioz ndaj premtimeve të cilat i jep”.

Para ca kohe, sekretari gjeneral i ASH-së dhe njëherit, njëherit kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dha dorëheqjen e tij nga posti i sekretarit të partisë.

ASH në zgjedhjet e fundit, pati rënie të konsiderueshme të votave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të një viti më parë dhe fitoi vetëm dy komuna.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Dhjetor, 2021 17:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare