Sela: Po bëhet racizëm ndaj nxënësve shqiptarë në Idrizovë

Sela: Po bëhet racizëm ndaj nxënësve shqiptarë në Idrizovë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisioni “24 Analiza” në Televizionin 24 është duke folur rreth aktualitetit politik në vend, përcjell in7.

Sipas Selës koncepti “një shoqëri për të gjithë” i qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev ka dështuar dhe ndryshuar. Kjo sipas tij më së miri vërehet tek nxënësit shqiptarë të Idrizovës, të cilëve nuk u lejohet që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Kjo sipas kreut të ASH-së, paraqet racizëm si në kohërat kur po shtypeshin me të madhe zezakët.

“Ishte në fillim ‘pa drejtësi nuk ka paqe’ e pastaj ‘shoqëri për të gjithë’, por kjo nuk duket askund. Shembull më i mirë janë nxënësit e Idrizovës. Nxënësve të vegjël shqiptarë nuk u lejohet të mësojnë shqip në objektin shkollor, të ndërtuar edhe me paratë e tyre. Vend ka plotë, por nuk lejohen sepse janë shqiptarë. Rikthehemi në kohërat kur racizmi ishte në kulmin e tij. Kur të zezakëve nuk u lejohej asgjë. Edhe autobus nëse hipnin duhej të shkonin në fund sepse ishin zezakë” – theksoi Sela, duke akuzuar Qeverinë dhe partinë shqiptare në pushtet, për paaftësi dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve.

Sipas Ziadin Selës, kjo qeverisje po shndërrohet në regjim, njësoj si regjimi i siç thotë ai, dyshes Gruevski – Ahmeti. Kjo sepse edhe sot, gjyqësia është e kapur dhe e kontrolluar nga partitë në pushtet dhe kjo vërtetohet në disa raste.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 22:00

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA