Sela takon euroambasadorin Orav

Sela takon euroambasadorin Orav

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela është takuar sot me ambasadorin e BE-së në Maqedoni Avio Orav në selinë e BE-së në Shkup.

Njëra ndër temat kyçe në takimin me ambasadorin e BE-së ishte edhe organizimi i protestës së të premtes, ku njëra ndër organizatorët është LR-PDSH.

Ambasadori Orav u njoftua se të premten do të zhvillohet një protestë kombëtare paqësore me moton “Ndal” që ka për synim luftimin dhe ndaljen e fenomeneve devijante në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoni.

“Maqedonia duhet të ndjek trajektoren e integrimeve evropiane nëpërmjet të kryerjes së reformave esenciale në politikbërjen e vendit. Ambasadori Orav është njoftuar edhe me Platformën dhe Programin e LR-PDSH si dhe me gjithë rrjedhën e zhvillimeve për konsolidim sa më efikas të Lëvizjes.” njoftojnë nga LR në PDSH.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 20, 2016 21:49

REKLAMA

PARTNER