Sela takon Mickovskin në Kuvend

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 14:25

Sela takon Mickovskin në Kuvend

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka takuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, z.Hristijan Mickoski, me të cilin është biseduar për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe veprimet e mëtejshme. Në takim është konfirmuar përkrahja reciproke në rrethin e dytë, për komunat për të cilat kemi pasur marrëveshje për rrethin e parë zgjedhor.

Njoftojmë opinionin se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është stabil dhe bashkërisht punojmë në krijimin e shumicës së re parlamentare brenda një periudhe shumë të shpejtë.

Edhe përkundër manipulimeve, presioneve, blerjes së votave dhe keqpërdorimeve të shumta, qytetarët dëshmuan se janë kundër Qeverisë dhe pushteti aktual tanimë nuk ka legjitimitet për të udhëhequr vendin as në nivel lokal dhe as në atë qendror.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 14:25