Sela thirrje tetovarëve: Jepini zë rinisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Gusht, 2022 22:22

Sela thirrje tetovarëve: Jepini zë rinisë

Kryetari i ASH, Ziadin Sela, nën ethet e zgjedhjeve i ka bërë thirrje tetovarëve që më 20 gusht t’i japin zë rinisë.

“Të dashur tetovarë, sa herë që kemi lënguar si popull keni qenë ju ato të cilët i keni dalë Zot pragut të shtëpisë, tokës së gjyshërve. Keni qenë shpëtimtarë të vërtetë të shqiptarëve në këto troje. Tetova përsëri ndodhet përpara një sfide, që janë zgjedhjet lokale të 20 gushtit, që për hir të së vërtetës janë më shumë se zgjedhje lokale.

Janë më shumë se lokale sepse vetë Tetova është më shumë se një komunë, më shumë se një qytet, është kryeqendra jonë. Është vendi ku përcaktohet e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këtu i jepet fuqi proceseve… Këtu ndërtohet ardhëmëria jonë.

Prandaj të dashur tetovarë dhe tetovare, jepi zë rinisë, jepi fuqi Aleancës. Kthe shpresën, fuqizo shqiptarët.!”, tha Sela, shkruan news33.tv

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Gusht, 2022 22:22