Sela tregon se pse ASH u fut në qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 23:58

Sela tregon se pse ASH u fut në qeveri

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ishte i ftuar sonte në sezonin e ri të emisionit Click Plus në TV21, ku duke folur për situatën politike në vend, foli edhe për situatën në të cilën ndodhet partia e tij. Sela tha se duke parë rezultatin e fundit në Tetovë, ku ai e pranoi se ishte një rezultat katastrofik për ta, atëherë, sipas tij, e vetmja mënyrë për të shpëtuar partinë ishte ose të shkonin në zgjedhje ose të futeshin në qeveri, por kjo Aleancës nuk i konvenonte duke parë gjendjen në të cilën ndodhej asaj kohe.

“Veprimet politike merren në bazë të situatës politike në të cilën ndodhemi. Nëse ne nuk futeshim në qeveri atëherë do të shkonim në zgjedhje, por kjo Alenacës për Shqiptarët nuk i shkonte për shtat duke parë rezultatin e fundit në Tetovë. Për mua personalisht më shumë ka qenë një sakrificë për të ndejtur në krye të ASH-së sesa ëndëra të jem kryetar i përjetshëm. Aleancës i duheshe kohë për të marrë veten dhe ne duheshe të fitojmë kohë për ta rimarrë veten. Bëmë një veprim që i shkonte për shtat Aleancës për Shqiptarët.”- tha Sela.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 23:58
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.