“Selena po luan me zjarrin”

A është Selena Gomez dhe Wiz Khalifa çifti më i ri hollivudian? Sipas një burimi, Gomez dhe Khalifa, të cilët janë duke punuar momentalisht për projekte muzikore, thuhet gjithashtu se ka nisur diçka mes tyre.

Një burim për revistën “Ok!” ka deklaruar se marrëdhënia e Gomez dhe Khalifa ka acaruar së tepërmi ish-bashkëshorten e Wiz, Amber Rose.

“Selena po luan me zjarrin, jo vetëm për shkak të Amber, por edhe Wiz është një influencë tepër e keqe për të”, ka thënë burimi.

“Për me tepër, Selena nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pasi vuan nga “Lupus” dhe për këtë arsye nuk duhet të dalë klubeve dhe të konsumojë alkool apo gjëra të tjera”, ka shtuar burimi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 26, 2016 22:42

REKLAMA