Selimi: Alternativa nuk ka të drejtë ta akuzojë Aleancën, deputetët i fitoi prej ASH-së dhe vetë shkoi në Qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:58

Selimi: Alternativa nuk ka të drejtë ta akuzojë Aleancën, deputetët i fitoi prej ASH-së dhe vetë shkoi në Qeveri

Numrat e ASH-së janë shumë vendimmarrës brenda për brenda partive politike që e bëjnë shumicën qeverisëse. Kështu ka theksuar analisti politik, Sefer Selimi në emisionin “Click Plus” në Tv 21, sipas të cilit shkuarja e ASH-së në qeveri do të ndihmonte vendin, LSDM-në dhe BDI-në.

“LSDM do të çliroheshte nga mospasja e korumit dhe vjen në një pozitë më komode që të mundet t’i ecë përpara agjendat e veta programore politike, partiake, etj. BDI-ja ose më drejtpërdrejtë Ali Ahmeti, e heq nga supet presionin e asaj shumica e cila nuk është shumicë stabile pasi ka katër deputetë të cilët nuk e japin mbështetjen pa kushte për këtë qeveri e ku janë dy të BDI-së dhe dy deputetë të paravarur, Zejdi dhe Kastriot Rexhepi. Pa këto deputetë shumica nuk është shumicë pasi mbetet me 60 numra në Kuvend”, deklaroi Selimi.

Duke komentuar Alternativën në qeveri, Selimi tha se ajo është më pak e rëndësishme në këto kalkulime.

“Alteranativa mund të zgjedh të ri apo të dalë, pasi numri i tre deputetëve të AAA nuk bën ndonjë ndryshim kur do ti shtohen tetë numrat e ASH-së. Alternativa pastaj për hirë të së vërtetës dy herë radhazi në koalicion me ASH-në, shkon në qeveri. Ajo tani nuk ka të drejtë morale ta kundërshtojë hyrjen e ASH-së në Qeveri, aq më pak kur edhe këto deputetë që i ka, i ka në bazë të euforisë opozitare ku bagazhin më të madhe dhe më shumë vota solli ASH-ja”, deklaron më tej Selimi.

Sipas Selimit, nëse ASH hynë në Qeveri, do të duhet ta kërkojë hisen ashtu siç e meriton.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:58

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...