Selmani: ASH humbësja më e madha në ndarjen partiake në prag të zgjedhjeve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2024 21:16

Selmani: ASH humbësja më e madha në ndarjen partiake në prag të zgjedhjeve

Ngjarjet në Aleancën e Shqiptarëve nuk janë befasi për ish-ministrin Imer Selmani, përcjell FLAKA.

Ai në emisionin “Win-Win” në Tv Telma tha se po kalon epilogun më të keq në sjelljen e brendshme partiake në tre-katër muajt e fundit, si dhe pozicionimin e partisë në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

“Unë personalisht njoh disa persona në strukturën e Aleancës së Shqiptarëve. Taravarin dhe Selën i njoh prej të paktën 20 vitesh. Ka pasur keqkuptime të vogla në gjashtë muajt e fundit, por as unë në fund të fundit nuk e kam pritur që fillimi i një përçarjeje të madhe në Aleancën e Shqiptarëve do të ishte kaq dramatik”, tha Selmani.

Humbësi më i madh, sipas tij, do të jetë partia, vetë anëtarët, vetë struktura, vetë qytetarët që i kanë vendosur disa shpresa në atë parti.

“Struktura në nëndegë, degët tani duhet të vendosin mes Selës dhe Taravarit. E di që shumë njerëz e kanë shumë të vështirë të vendosin se me kë do të vazhdojnë”, tha Selmani. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2024 21:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare