Semir Musa emërohet ndihmës drejtor në Drejtorinë e Doganave

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 00:12

Semir Musa emërohet ndihmës drejtor në Drejtorinë e Doganave

Semir Musa nga radhet e Aleances per Shqiptar, i punesuar ne Drejtorine e Doganave qe nga viti 2007 emërohet ndihmës drejtor.

Qe nga fillimet e karieres ka ushtruar detyren ne pozita te ndryshme në Drejtorine e Doganave edhe ate si Inspektor i larte ne sektorin Kontroll dhe Investigim, Keshilltarë i pavarur per mbrojtjen e pronesise intelektuale si dhe Keshilltar i pavarur per masat jotarifore ne Sektorin e akcizave.

Musa eshte trajnues i doganiereve per procedurat doganore, risite ligjore dhe harmonizimin e praktikave doganore, si dhe trajnues i perfaqesuesve doganor (nepunesve te shpedicionit).

Eshte antar aktiv i Komisionit per shqyrtimin e kerkesave per eksport import, transit dhe brokering te armeve per perdorim militar. Eshte certifikuar me mirenjohje per pjesmarrje ne trajnime nga Organizata boterore e doganave me seli në Bruksel per mallrat me perdorim te dyfisht.

Njekohësisht ka marr pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme ndërkombëtare e nacionale të organizuara nga Ambasada e Amerikës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 00:12