Senatorja franceze: Protokolli për NATO miratohet së shpejti

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 20:08

Senatorja franceze: Protokolli për NATO miratohet së shpejti

Franca shumë shpejtë do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kështu ka deklaruar Elen Konve Mure zëvendëskryetare e senatit franez, e cila është në vizitë dy ditore në vend. Ajo thotë se përderisa senati e ka ratifikuar protokollin, edhe Kuvendi duhet ta bëjë këtë, por sipas saj, kjo do të varet nga agjenda e deputetëve. Mure vlerëson se një gjë e tillë do të ndodhte shumë shpejtë dhe nuk do të kishte asnjë problem, por nuk mund të thotë se kjo gjë është e mundur para samitit të Aleancës në Londër.

Elen Konve Mure, zëvendëskryetare e senatit franez
“Ndoshta, por nuk mund ta konfirmoj atë, nuk mund të ju jap datë të saktë sepse kolegët e mi të kuvendit francez nuk kanë datë fikse. Ajo që mund t’ua them është se nuk do të ketë asnjë problem për votimin në kuvendin kombëtar francez”.

Në intervistë për MIA-n, Mure ka theksuar se nuk dëshiron që sinjali që Franca e ka dërguar në Samitin e BE-së të shkaktojë reagime kundër vendit të saj dhe nënvizoi se nuk duhet të kuptohet si aktivitet negativ ndaj Maqedonisë së Veriut.

Elen Konve Mure, zëvendëskryetare e senatit franez
“Nuk bëhet fjalë për veto, as për refuzim nga ana e Francës, pasi Franca nuk dëshiron që ta bllokojë procesin, por vetëm është shprehur negativisht në raport me çështjen, pasi ndoshta sot BE nuk është e gatshme të pranojë vende të reja anëtare dhe është e nevojshme që të shihen kritere të caktuara që do të ndihmojnë në qasjen drejt anëarësimit dhe pranimit të vendeve të reja, kandidate”.

Ajo shton se pushteti ekzekutiv sigurisht punon rreth propozimit për metodologjinë e re për zgjerim, por se ajo nuk ka mundësi që të flet për afate. /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 20:08