Serbia hapi kufirin, por kjo nuk ka asnjë rëndësi për Maqedoninë

Serbia hapi kufirin, por kjo nuk ka asnjë rëndësi për Maqedoninë

Kufijtë mbesin të mbyllur. Autoritetet thonë se është e nevojshme një marrëveshje me vendet fqinje për të ngritur rampat kufitare, përcjell FLAKA.

Hyrja në vend aktualisht lejohet vetëm për shtetasit nga maqedonia, të cilët pasi kalojnë kufirin, dërgohen në karantinën e detyrueshme shtetërore. Dalja nga vendi është akoma e kushtëzuar duke dhënë një deklaratë me të cilën qytetarët janë të angazhuar që në tre muajt e ardhshëm të mos kthehen në shtëpi.

Ndërkohë, Serbia ka hapur kufijtë e saj sot. Asnjë test hyrëse nuk kërkohet për të hyrë në vend, e as nuk është e detyrueshme karantina.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, muajin e kaluar, gati 26.500 qytetarë u larguan nga Maqedonia, ndërsa gati 28,000 ishin regjistruar për hyrje. Numri gjithashtu përfshin shoferë kamionësh që kalojnë kufijtë shtetëror çdo ditë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 21:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.