Serbia ka besim tek Shkupi, beson se do ta ekstradojnë Tomor Morinën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 20:35

Serbia ka besim tek Shkupi, beson se do ta ekstradojnë Tomor Morinën

Serbia sërish ma kërkuar ekstradimin e Tomor Morinës. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stevanoviç deklaroi se në këtë rast Maqedonia do ti respektoj ligjet ndërkombëtare.

“Të gjitha vendet që janë pjesë e NTERPOL-it duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën”, tha Stefanoviq.

Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në këtë rast do të respektohen ligjet.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 20:35