Serbia vendi më i prekur në rajon nga COVID-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:38

Serbia vendi më i prekur në rajon nga COVID-19

Numri i të infektuarve në Kosovë vetëm gjatë kësaj jave është rritur frikshëm. Deri më sot në Kosovë që nga 13 marsi janë regjistruar 224 të infektuar me COVID-19, gjashtë të vdekur e 37 të shëruar.

Duke bërë krahasimin me vendet në rajon, Kosova qëndron mirë në këtë aspekt.

Shqipëria deri më sot ka 409 raste të regjistruara me të prekur me coronavirus. Në Shqipëri vetëm sot 9 raste të reja janë regjistruar ndërsa në total janë 23 raste të vdekjeve.

Në Maqedoni janë në total 663 persona të regjistruar me coronavirus. Nga kjo shifër janë 30 persona të cilët nuk kanë arritur të i mbijetojnë infektimit me coronavius ndërsa vetëm sot janë lajmëruar 46 raste të reja.

Në Serbi në 24 orët e fundit janë lajmëruar 201 raste me COVID-19, ndërsa numri në total shkon në 2,867 të infektuar. Gjithsej në botë janë regjistruar 1 milion e 569 mijë e 2 raste me të infektuar me coronavirus. Nga kjo shifër, vetëm sot janë regjistruar 51 mijë e 42 raste. Numri i të vdekurve nga coronavirus në tërë botën kap shifrën e 92 mijë e 109 personave. Numri i të shëruarve sipas statistikave është 345 mijë e 917.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:38