Sërish përmbyten shtëpi e rrugë në Tetovë, qytetarët: As nuk intervenojnë, as nuk na kompensojnë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:50

Sërish përmbyten shtëpi e rrugë në Tetovë, qytetarët: As nuk intervenojnë, as nuk na kompensojnë

Reshjet e shiut që kapluan Tetovën mbrëmjen e së martës, kanë shkaktuar dëme të shumta. Uji vërshoi në oborre, shtëpi e dyqane. Veturat u bllokuan në mes të rrugëve. “Sa herë bie shi ne përmbytemi”, ankohen banorët e këtyre lagjeve të cilët thonë madje se autoritetet as që u vijnë në ndihmë pas vërshimeve të tilla.

“Ky problem është pesë vitet e fundit. Shkoj në komunë tek Luli ai më thotë se do bëjnë një baj-pas, dje kam qenë sot, nuk është këtu, nuk është atje.”,- u shpreh një banor.

“Përgatitemi më parë që mos të na hyjë në shtëpi, se mos t’i bëjmë këto përgatitje hyn në shtëpia, masa nuk merr askush.”,- tha një banor.

“Është problem i vjetër sa herë që ka të reshura, hyn në shtëpia, hyn në oborr, kemi rrezik për fëmijët, kopshtet e podrumet.”,- theksoi një banor.

NPK-Tetova: Intervenojmë brenda mundësive, pastrojmë rrjetin

Nga NPK-Tetovë thonë se menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë intervenuar ne bazë të mundësive. Arsyetohen se puna e tyre është mirëmbajtja e rrjetit atmosferik, por investimet kapitale duhet t’i bëjë komuna.

“Ndërmarrja e ka obligim mirëmbajtjen pas investimeve, që nënkupton se nëse ka zënie, ne tentojmë të bëjmë pastrim, që nënkupton pas këtyre situatave të intervenojmë me mundësitë tona, me kapacitetet tona.”,- deklaroi Lulzim Shaqiri nga NPK-Tetova.

Banorët nuk presin ndonjë kompensim as pas reshjeve të fundit. Thonë se edhe para disa muajsh kur u vërshuan shtëpitë, një komision erdhi e konstatoi dëmet, por ende asgjë nuk u është kompensuar. Atëherë kreu i komunës, Bilall Kasami, tha se ka kërkuar ndihmë nga qeveria, por kjo e fundit nuk e ka marrë parasysh kërkesën e komunës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:50

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare