Server: Gjuha nuk mund të jetë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Desk
By Desk December 18, 2019 22:20

Server: Gjuha nuk mund të jetë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Eksperti politik amerikan Daniel Server tha se qëndrimi i Akademisë Bullgare të Shkencave se gjuha maqedonase nuk ekziston nuk duhet të merret si e mirëqenë, duke theksuar se nuk duhet të jetë një kusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE, përcjell FLAKA.

Server është një profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara nga Universiteti Johns Hopkins në Washington dhe njohës i mirë për çështjet e Ballkanit.

-Dhe çfarë? – përgjigjet ai mbi kërkesën e MIA-së për të komentuar qëndrimin e BAN se maqedonishtja është një “normë e shkruar-rajonale” në gjuhën bullgare.

“Britanikët kurrë nuk kanë njohur zyrtarisht amerikano-anglishtën. Dhe çfarë me atë, gjuha ekziston akoma. Unë gjithmonë i aktivizoj titrat kur shikoj programe televizive nga Britania e Madhe”, tha ai.

Ai shtoi se popujt e Ballkanit duhet të vazhdojnë të jetojnë me këtë.

“Nëse ka ndonjë polemikë, ato duhet të zgjidhen para vetë anëtarësimit, dhe jo përpara fillimit të bisedimeve para-pranuese të Maqedonisë së Veriut me BE”, tha Server.

I pyetur nga MIA për të komentuar vendimin për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handke, një shkrimtar austriak që ka zmadhuar personazhin dhe veprën e Sllobodan Millosheviq dhe mohon masakrën e Srebrenicës, ai tha se Komiteti Nobel kishte turpëruar synimet e tij. FLAKA

Desk
By Desk December 18, 2019 22:20