Setien: Do eci me lopë dhe trofeun në krah

Desk
By Desk April 15, 2020 20:20

Setien: Do eci me lopë dhe trofeun  në krah

Barcelona këtë sezon ka kaluar shumë oscilacione dhe kjo ndalesë me shumë mundësi i ka bërë të reflektojnë dhe të mendojnë se ç’duhet për tu kthyer fitues. Kike Setien pasoi Ernesto Valverden ne krye të stolit katalanas, por dëmtimet e shumta në sulm e bënë të vështirë arritjen e sukseseve. Megjithatë, tashmë ish-tekniku i Betis duket se e ka të qartë se çfarë duhet për të fituar dhe në një intervistë për mediet spanjolle tregon se dëshiron t’i fitojë të dy trofetë që janë në lojë, Championsin dhe La Ligën.

“Ia kam thënë shumë herë lojtarëve që e kam me të shpejtë dhe nuk kam shumë kohë për të humbur. Më pëlqen të fitoj Championsin dhe La Ligën, nëse i fitoj të dyja në të njëjtin sezon do të jetë akoma më mirë. Sigurisht që ëndërroj të fitoj Championsin dhe të eci me lopët dhe trofeun në krah”, u shpreh me shaka tekniku katalanas.

Desk
By Desk April 15, 2020 20:20