Setien nuk është i brengosur për Messin

Desk
By Desk March 6, 2020 20:15

Setien nuk është i brengosur për Messin

Lionel Messi vazhdon të jetë shtylla kryesore e Barcelonës.

Por, për dallim nga edicionet e kaluara, golat po i mungojnë më shumë deri më tani numrit 10 të Barçës.

Ai ka shënuar 23 gola në 30 paraqitje, ende as gjysmën e atyre sa kishte shënuar sezonin e kaluar.

Sido që të jetë, para ndeshjes së nesërme me Real Sociedad, Setien tha se nuk është aspak i brengosur me mungesën e golave si dikur nga ana e Messis.

“Nuk brengosem që nuk shënon vazhdimisht”, tha ai. “Nëse shënon do të ishte më mirë, por asnjëherë s’më ka shqetësuar kjo”.

“Mund t’i ndodhë Leos dhe të gjithëve. Ai është duke pasur shanse dhe kjo është më rëndësi, ato shanse do të konkretizohen”.

“Ai ka shënuar gola për 14 vite, dhe nëse tani ka një periudhë që shënon më pak, kjo nuk ka aspak rëndësi”.

Desk
By Desk March 6, 2020 20:15