Sfidat ekonomike, ekspertët: Integrimi, garanci për siguri ekonomike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 25, 2019 19:20

Sfidat ekonomike, ekspertët: Integrimi, garanci për siguri ekonomike

Ulja e korrupsionit, përmirësimi i funksionimit të institucioneve dhe i qeverisjes së të drejtës janë të lidhura ngushtë me integrimin euroatlantik.

Në Konferencën “Sfidat ekonomike dhe efektet nga integrimet euroatlantike”, ekspertët vlerësojnë se sektori i biznesit është ai që ka më shumë nevojë për kyçjen e vendit në familjes evropiane. Këtë, sipas tyre, e vërtetojnë edhe analizat e bëra.

“Vendet e integruara në BE dhe NATO, në qoftë se nuk do të ishin të integruara, në 10 apo 20 vitet e ardhshme do të kishin PBB më të ulët për 10%: me kyçjen e tyre, situata e tyre është përmirësuar. Të gjitha hulumtimet vërtetojnë se edhe vendet të cilat janë në BE, kanë benefit nga vendet e reja anëtare”,- deklaroi profesori universitar, Borçe Trenovski.

Përvojat e vendeve të huaja flasin se NATO është një garanci për sigurinë, si në aspekt të brendshëm po ashtu edhe në atë ndërkombëtar, që për bizneset është më se i nevojshëm.

“NATO tregon gatishmëri për të zgjidhur ngërçet politike, mosmarrëveshjet mes partive. Angazhohet për të krijuar një bashkëpunim ekonomik, për të krijuar kushte cilësore për to. Këto janë garanci për një zhvillim politik dhe ekonomik”,- tha drejtori gjeneral i Halk Bank, Bilal Suxhubashi.

Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua nga Instituti për Strategji dhe Zhvillim. I pranishëm në këtë eveniment, kryeministri Zaev tha se këto debate janë shumë dobiprurëse dhe tërheqin vëmendje për të rritur investimet në Maqedoninë e Veriut. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 25, 2019 19:20