Shaban Trstena merr çmimin “8 Shtatori”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shtator, 2022 12:00

Shaban Trstena merr çmimin “8 Shtatori”

Shaban Trstena sot mori çmimin “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, përcjell TV21. Sinani falënderoi të pranishmit dhe theksoi se vepra e tij dhe e trajnerëve të tij ka treguar që edhe një shtet i vogël si Maqedonia, mund të mund shtetet e mëdha.

“Njëkohësisht dua të përshëndes dy trajnerët e mi, që pa qenë ata dy nuk do të isha këtu, ata janë selektori Naser Naseri dhe i ndjeri, trajneri ynë Hajrush Sinani. Ju e dini, e din edhe gjithë populli, por e din edhe bota që unë si sportist kam marrë shumë mirënjohje nga të gjithë kontinentet, kam marrë shumë mirënjohje kur dikur jetonim së bashku në një shtet të quajtur Jugosllavi, edhe nga Republika e Maqedonisë kam marrë shumë mirënjohje, por ky çmim që është në duart e mia, të nderuar të pranishëm është diçka e veçantë, diçka speciale sepse pikërisht e marr nga dora e presidentit, nga vendlindja ime, nga populli im andaj do të jetë shumë i veçantë, por edhe unë jam krenar si sportist që aq shumë dhashë kontribut, aq shumë korra fitore, kam marrë të gjitha medalet vetëm që të gëzohet dhe të shkruhet histori për vendin tonë, duke fituar çmimet më të mëdha duke treguar se edhe një shtet i vogël siç është Maqedonia, edhe një popull i vogël, ka forcën, ka vullnetin që të fitojë shtetet e fuqishme siç janë Amerika, Rusia dhe Kina”, deklaroi mes tjerash Trstena.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shtator, 2022 12:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare