Shahpaska: Kemi siguruar qëndrim të sigurt për fëmijët nëpër Çerdhe

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 20, 2020 16:08

Shahpaska: Kemi siguruar qëndrim të sigurt për fëmijët nëpër Çerdhe

Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, lufta kundër korrupsionit si dhe kushte më të mira për të rinjët janë prioritetet e agjendës së mandatit 4 vjeçar të qeverisë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo tha se po vazhdojnë intensivisht të punojnë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve duke ndërtuar çerdhe të reja me standard bashkëkohor dhe duke i zgjeruar çerdhet ekzistuese. Shahpaska theksoi se me hapjen e çerdheve tashmë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë të gjitha rregullat në mënyrë që të mundësohet punë e sigurt dhe shëndet i mbrojtur.

MINISTRJA PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE JAGODA SHAHPASKA

 “I kemi hapur çerdhet dhe kemi siguruar proces qëndrimi të sigurt për fëmijët duke I mbojtur nga rreziqet e infektimit nga koronavirusi në pajtueshmëri me protokollin e komisionit për sëmundje ngjitëse. Shëndeti i të rinjve për ne është prioriteti më i lartë dhe nga kjo nuk heqim dorë, por dua të theksoj se ne të gjithë jemi përgjegjës dhe duhet të jemi të kujdeshëm në atë që t’i respektojmë masat parandaluese me qëllim që të mundësojmë proces t ë punës të sigurt të çerdheve”

E pyetur se a ekziston mundësia për mbyllje të çerdheve në rast të rritjes së numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 në çerdhe tha se po e ndjekin gjendjen shëndetësore të punësuarve dhe fëmijëve dhe në varësi se si do të jetë situate në bazë  të asaj do të marrin vendime.

MINISTRJA PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE JAGODA SHAHPASKA

“Ne si ministri për punë dhe politikë sociale që nga momenti i miratimit të vendimit për hapjen e çerdheve ne e ndjekim gjendjen shëndetësore të fëmijëve, parasegjithash edhe të të punësuarëve dhe në bazë të këtyre informacioneve ne do të krijojmë qëndrime dhe vendime  se në çfarë mënyre  do të reagojmë, varësisht nga situata aktuale”.

Sa i përket asaj që tashmë shumica e prindërve do të kthehen në punë dhe se a kanë çerdhet kapacitet për të pranuar të gjithë fëmijët Shahpaska tha se  është bërë analiza e fundit para hapjes së çerdheve sipas protokolleve, në çerdhe janë të lira 19000 vende për fëmijë ndërsa interesi është për 14555 fëmijë, prioritet kanë prindërit që janë të 2 të punësuar dhe  ata që kanë rolin e një prindi vetëushqyes. Medina Ajeti /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 20, 2020 16:08