Shakira thotë se Pique nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për lidhjen e tyre

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:30

Shakira thotë se Pique nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për lidhjen e tyre

Shakira foli gjatë për sakrificat që bëri për yllin e Barcelonës, Gerard Pique përpara se t’i jepnin fund lidhjes së tyre.

Shakira ka thënë se Pique nuk bëri përpjekje të mjaftueshme në lidhjen e tyre afatgjatë, pasi ajo kujdesej për dy fëmijët gjersa ai luante futboll.

Ajo tha se nuk ishte në gjendje të jetonte jetën që gëzonte para se të takoheshin.

“Si futbollist, ai donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja. Dua të them, një nga ne duhej të bënte një sakrificë, apo jo?! Ose ai do të ndërpriste kontratën me Barcelonën dhe të transferohej në SHBA me mua, ku është karriera ime ose unë do të duhej ta bëja këtë në vend. Njëri nga ne ne duhej të bënte sakrificë. Dhe unë e bëra. E vendosa karrierën time në shkallën e dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur që ai të luante futboll dhe të fitonte titullin”, tha Shakira.

Ndërkaq, Pique ka kërcënëar me veprime ligjore kundër disa prej mediave që raportuan të parat për ndarje.

E në anën tjetër, Shak po përgatitet ta publikoj albumin e parë pas pesë vitesh./21Media

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:30