Shala konfirmon se Domgjoni nuk vjen te Kosova

Shala konfirmon se Domgjoni nuk vjen te Kosova

Ish-mbrojtësi i Lirisë së Prizrenit, David Domgjoni gjatë afatit kalimtar të janarit është transferuar te skuadra turke, Menemespor, që garon në Ligën e Parë të këtij vendi.

22 vjeçari nga Prizreni, në Turqi deri më tani është aktivizuar në tetë ndeshje, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Qendërmbrojtësi, pas paraqitjeve të mira, është raportuar nga mediat shqiptare se tashmë po kërkohet nga katër ekipe elitare të Turqisë.

Madje, në Shqipëri kanë shkruar se Domgjoni tashmë ka filluar bisedimet me Kombëtaren e Kosovës A, në mënyrë që në të ardhmen t’i bashkohet fanellës dardane.

Por këto zëra, janë demantuar nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala. Shala tha se deri më tani Davidi nuk është kontaktuar nga Kosova, por se në të ardhmen do të mund të ndodh një gjë e tillë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Mars, 2020 20:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.