Shapuriq: Me fondet evropiane për mjedis më të mirë jetësor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 20:11

Shapuriq: Me fondet evropiane për mjedis më të mirë jetësor

Përkrahja nga BE-ja në betejën për ajër të pastër është e madhe. Janë ndarë 1,8 miliardë euro përmes fondeve investuese evropiane për menaxhimin me mbeturinat, menaxhimin e ujërave të zeza, mbrojtjen e biodiversitetit dhe burimeve ripërtëritëse, theksoi ministri Zoran Shapuriq në debatin në Manastir.

“Në vendin tonë, është e nevojshme të promovohen parqet kombëtare, ndërtimi dhe mirëmbajtja e impianteve filtruese, si dhe ndërtimi i qendrave rajonale për trajtimin modern të mbeturinave. E gjithë kjo do të arrihej me ndihmën e fondeve evropiane për të cilat dyert tona do të hapen pas marrjes së datës për një shtet anëtar të BE-së. Le të përdorim këtë mundësi historike që na është ofruar”, tha Shapuriq në debatin për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Ai sqaroi se direktivat evropiane do të sjellin benificione të shumta me implementimin e tyre në Maqedoni dhe i bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, më 30 shtator ta japë votën e tyre për një jetë më të mirë me standardet evropiane.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 20:11