Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, u themelua më 30.10. 1990, kuvendi u mbajtë në lokalet e shkollës fillore “Bajram Shabani,, Kumanovë, për kryetar u zgjodhë z.Sadulla Jakupi, i cili pas një viti për arsye objektive dha dorheqjes më 23 .11. 1991, po në të njejtin kuvend për kryetar u zgjodhë mësuesi Qamil Ilazi ( tani i ndjerë) , i cili menaxhoi për dy vite e gjysëm, pas një pauze disa mujore.Më 26 08 1994 në hapësirat e shkollës filore ” Naim Frashëri në Kumanovë, u mbajti kuvendin e dytë zgjedhor, ku për kryetar u zgjodhë Mr. Tefik Jahiu, ( tani i ndjeri, i cili vdiq në dy vjetorin e mandatit të dytë si kryetar, në këto vite për sa menaxhoi ishte shumë aktivë, me një kryesi prej 11-anëtar).Pas vdekjes së Mr.Tefik Jahiut ushtrues detyre të kryetarit u emërua më 28.12 2002 prof. Vebi Zeqiri.Ku pas një pushumi të aktiviteteve dhe pauze dy-tre vjeçare u organizua kuvendi katër me radhë i SHASH-it “Naim Frashëri” me 30.11.2005, e ku për kryetar u zgjodhë prof Etem Xheladini, për dy mandate sa udhëhoqi SHASH-in, deri 30.11.2015.Në raportin e fundit për punën dhe aktivitetet e këtij organizmi më parë e në veçanti gjatë nëndvjeçarin të kaluar që menaxhoi ai, përmendi aktivitetet e realizuara deri më tani të realizuara dhe planet për periudhën e ardhshme.Kryetari në detyrë i SHASH-it për Kumanovë – Likovë, prof.Etem Xheladini, fillimisht paraqiti raportin e punës brenda periudhës 9-vjeçare.Ai në raportin dhe fjalimin e tij të fundit theksoi se kryesia e Shoqatës, nga dita e parë me seriozitetin më të madh ju kap realizimit të detyrave dhe punëve që dolën nga Kuvendi zgjedhor para dhjet viteve.U organizuan për çdo vit manifestime madhështore për nderë të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, u organizuan një sërë tribunash e konferencash për sensibilizimin e problemeve të arsimit fillor dhe të mesëm shqip në Kumanovë e Likovë e më gjerë, u bënë qindra reagime për padrejtësitë që ndodhën ndaj arsimit shqip.Kjo Shoqatë, si kryevepër të saj brenda këtyre 30-viteve të funksionimit, dhe konkretisht brenda këtij dhjet vjeçari që menaxhoi prof Etem Xheladini, përmend iniciativën qytetare të cilës i priu për hapjen e Fakultetit në Kumanovë nga 22.08.2007. Kontributi këtu është i pakursyer i gjithë strukturave të SHASH-it për Kumanovë-Likovë, komisionit që doli nga kryesia e saj, që me sukses dhe këmbëngulësi e realizoi atë projekt sa fisnik aq kombëtar me 22 Nëntor 2008.Se këto aktivitete kanë qenë të suksesëshme dëshmon edhe fakti se brenda këtyre dhjet viteve janë ndarë mbi 4587 mirënjohje dhe diploma, 216 shpërblime punëtorëve të dalluar të arsimit, veteranëve të arsimit si dhe atyre post mortum, që kontribuan për arsimin shqip.Në këte raport u përmend pjesëmarrja e kryetarit në shumë konferenca ndërkombëtare, ku u debatuan problemet e arsimit në regjionin e Ballkanit të organizuara në Shqipëri, R.Kosovës dhe Maqedoni.Komisioni për informim ka pasur një fond të mirë të publikimeve dhe për periudhën dhjetvjeçare, ka nxjerrë gjithsej 1356 kumtesa, njoftime e publikime të ndryshme, me një masatare prej rreth 14 të tilla në muaj.Për të gjithë këto i falënderojmë gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe organizimeve të Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë, brenda këtij mandati dhjetvjeçar . Poashtu i falënderojmë të gjithë arsimtarët, profesorët e shërbimet pedagogjike, që na përkrahën së paku në të gjitha nismat dhe aktivitetet e organizuara nga ana e Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë, theksoi veç tjerash në raportin e tij kryetari prof.Etem Xheladini.Xheladini potencojë se Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë, ka bashkëpunim të mirë me drejtorët e shkollave fillore e të mesme të komunës së Kumanovës e Likovës, kryetarin e komunës së Likovës , këshillin e komunën së Likovës, këshilltarët shqiptar komunal të Kumanovës, me mbështetjet e pakompromis që dhanë këto dhjet vitet e fundit.Kënaqësi të veçant Xheladini, shprehë për bashkëpunimin që ka Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, me organizatat joqeveritare në R.e Maqedonis dhe jashta saj, dhe atë: me Shoqatën e shkrimtarëve ,,Jehona e Karadakut, Shoqatën ,, Java Kulturore Shqiptare,, Shoqatën e Historianëve, OH“El-Hilal”, IGFM, Shoqatën e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së 2001 “Kalaja”, me shoqatën e të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, e shumë shoqata tjera nga Kosova, Shqipëria.Falimenderim i veçant nga Xheladini iu dedikua mediumeve, si ato elektronike e të shkruara: TV- Festa, TV-Hana, TV-Alsat M, TV-Shkupi-2, gazetën, Lajm, Koha, Zhurnal, Radio-Jehona, Radio – Albana, INA etjRaporti në fjalë u aprovua nga të gjithë kuvendarët, madje u shprehën edhe shumë fjalë miradie për punën e bërë nga SHASh-i gjatë kësaj periudhe.Më pas komisioni kandidues shpalli kandidaturën për një mandat katërvjeçar të kryetarit të Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, të z.Samet Jahiut dhe Sebehate Eminit për zavendës- kryetare të SHASH-it ,, Naim Frashëri,, Kumanovë-Likovë.Këto kandidatura u miratuan njëzërit nga të gjithë kuvendarët, të cilët z. Jahiut, e z/njës Emini ia besuan mandatin në krye të këtij organizmi.Më pas komisioni kandidues shpalli kandidaturën e pesëmbdhjet anëtarëve të kryesisë së Shoqatës të Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, ku edhe këto kandidatura njëzërit u miratuan nga kuvendarët.Kryetar i po sa zgjedhur i Shoqatës të Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, arsimtari Samet Jahiu, në fillim falimenderoi të pranishmit për besimin që i dhanë, dhe premtoi se do të vazhdoj rrugen e suksesëve që trasoi kryetari i deritanishëm z.Xheladini. Njëherit ai i propozoi kuvendit që prof.Etem Xheladinin të shpallë kryetar nderi i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, ku nga kuvendarët dhe kryesia e po sa zgjedhur njëzërit u aprovua.Me punën e suksesshme për këto kater vite vazhdoi edhe kryetari arsimtari Samet Jahiu deri më sot.01.11.2021Nga shërbimi për informim i SHASH-itKumanovë-Likovë