Shasivari: Përqindja nuk është zgjidhje por, statusi dhe emërtimi kushtetues i shqipes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2022 10:13

Shasivari: Përqindja nuk është zgjidhje por, statusi dhe emërtimi kushtetues i shqipes

Nëse hapet Kushtetuta do të hapen edhe çështje të tjera, ndër të cilat do të jetë kërkesa jonë për heqjen e kuotës 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, ka bërë të ditur këto ditë zyrtari i lartë partiak dhe shtetëror i BDI-së, Artan Grubi.

Jeton Shasivari, profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore për numrin e sotëm të gazetës “Slloboden peçat” ka deklaruar se përqindja nuk është zgjidhje por, statusi dhe emërtimi kushtetues i shqipes, shkruan INA.

“Zgjidhja parimore kushtetuese e çështjes së gjuhës shqipe në RMV assesi nuk duhet të kërkohet në uljen e 20%-it në Kushtetutën e RMV-së sepse edhe ashtu ai përkufizim kushtetues do të ishte njëjtë tejet ofendues dhe përbuzës për gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj sikurse që është zgjidhja e tanishme me referencën 20 përqind si një gjuhë e paemër e përkufizuar me përqindje. Kjo çështje pa vështirësi të mëdha dhe në mënyrë parimore në aspektin normativ kushtetues do të zgjidhej në Dispozitat themelore kushtetuese duke riformësuar nenin 7 të Kushtetutës së RMV-së me vetëm dy paragrafë të ri, ku paragrafi i parë do të përcaktonte se, në RMV gjuhë zyrtare janë gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj, ndërkaq, paragrafi i dytë do të përcaktonte se, gjuha turke, gjuha serbe, gjuha vllahe, gjuha rome, gjuha boshnjake dhe të tjerat e kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel lokal ose janë gjuhë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligjin”, ka deklaruar Shasivari.

Sipas LSDM-së për të gjitha çështjet e hapura kërkohet konsensus i gjerë politik dhe shoqëror.(INA)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2022 10:13