Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Bota
  • SHBA, çdo i rritur mund të vaksinohet duke filluar nga 19 prilli

SHBA, çdo i rritur mund të vaksinohet duke filluar nga 19 prilli

Redaksia

Presidenti amerikan Joe Biden njofton të martën se çdo i rritur në vend mund të vaksinohet duke filluar nga 19 prilli, rreth dy javë më herët se afati që kishte njoftuar ai më herët.

Ndërsa shtohen furnizimet me tre vaksinat në SHBA, zoti Biden tha javën e kaluar se rreth 90% e të rriturve amerikanë do të kualifikoheshin deri në datën 19 prill, por tani ai po e zgjeron këtë numër duke përfshirë të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen.

Sondazhet në shkallë vendi tregojnë se rreth 20% e të rriturve thonë se për arsye të ndryshme do të refuzojnë të vaksinohen.

Disa kanë thënë se mendojnë se është e panevojshme ose se injeksionet mund të rezultojnë të dëmshme, ndërsa të tjerë kanë shprehur mosbesim tek një program i drejtuar nga qeveria.

Përqindja e atyre që kundërshtojnë vaksinat ka rënë gjatë muajve të fundit, pasi shumica e njerëzve të vaksinuar nuk kanë raportuar asnjë ose vetëm efekte të përkohshme që nuk zgjasin më shumë se një ditë.

Zoti Biden, i cili u vaksinua para se të merrte detyrën në janar, do ta bëjë njoftimin në Shtëpinë e Bardhë pasi të vizitojë një qendër vaksinimi në Virxhinia, në periferi të Uashingtonit.

Ai pritet të bëjë komente mbi “situatën e vaksinimeve” në vend. Shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se më shumë se 62 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, rreth 23% e popullsisë mbi moshën 18 vjeçare.

Më shumë se 107 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave Moderna dhe Pfizer-BioNTech dhe një grup më i vogël njerëzish atë me një dozë të vetme të prodhuara nga Johnson & Johnson.

Fillimisht, Shtetet e Bashkuara i vunë vaksinat në dispozicion të të moshuarve dhe punonjësve thelbësorë të vijës së parë.

Data e re e kualifikimit brenda dy javësh do t’u japë të gjithë të rriturve një shans për t’u regjistruar për vaksinim.

Continue Reading

Previous: SHBA, Policia e Kapitolit kërkon nga Kongresi rritjen e sigurisë
Next: Pelegrinazh në Mekë, vetëm për të vaksinuarit

Të ngjashme

666 SHBA-të kërcënojnë Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

SHBA-të kërcënojnë Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

Redaksia
517349-UasgcpJad4 Britania lejon koncertet me 5 mijë vetë dhe pa maska dhe distancë

Britania lejon koncertet me 5 mijë vetë dhe pa maska dhe distancë

Redaksia
2 Pandemia e Covid-19, gjysma e amerikanëve të rritur kanë marrë vaksinën

Pandemia e Covid-19, gjysma e amerikanëve të rritur kanë marrë vaksinën

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.