SHBA dërgon radarë dhe mjete të blinduara luftarake në Siri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 19, 2020 15:03

SHBA dërgon radarë dhe mjete të blinduara luftarake në Siri

Komanda e Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se në verilindje të Sirisë ka dërguar radarë të tipit Sentinel dhe mjete të blinduara luftarake Bradley.

 
 
 
 
 

Zëdhënësi i CENTCOM koloneli, Bill Urban deklaroi se “Komanda e Forcave Qendrore të SHBA-së ka dhënë urdhër për hedhjen e disa hapave për të dhënë mbështetje për sigurinë e forcave të koalicionit në verilindje të Sirisë. Forcat amerikane, për të rritur patrullimet e avionëve luftarakë kanë dërguar radarë Sentinel dhe mjete të blinduara luftarake Bradley me qëllim për të mbështetur ushtarët amerikanë në rajonin e sigurisë në Siri”.

Ai tha se këto hapa janë hedhur për të siguruar që forcat amerikane të vazhdojnë luftën kundër DEASH-it. Sipas tij, koalicioni ka bërë ndryshime në çështjen e pozicioneve të forcave në rajon me qëllim mbrojtjen e forcave.

“Departameni i Mbrojtjes edhe më parë ka dërguar mjetet Bradley në Siri. SHBA nuk rend pas konfliktit me ndonjë vend në Siri por ajo do të mbrojë forcat e koalicionit kur të jetë e nevojshme”, theksoi Urban.

Ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarit të AA-së lidhur me çështjen, Urban u përgjigj se “Këto mjete dhe sistemi i radarit do të përdoren nga ushtarët amerikanë”.

Në pyetjen lidhur me numrin e mjeteve të blinduara që janë dërguar në rajon ai tha se nuk dëshiron të përgjigjet për “arsye sigurie”.

Gjithashtu edhe në një deklaratë nga koalicioni thuhet se këto mjete do të përdoren nga ushtarët amerikanë dhe se do të sigurojnë aftësinë që forcat e koalicionit të veprojnë lirisht në rajon.

Mes tjerash në deklaratë rikujtohet se Pentagoni edhe më parë ka dërguar në Siri mjetet Bradley në vitin 2019.

Ushtria amerikane e cila u tërhoq nga zona të caktuara në verilindje të Sirisë, ndërkohë që vazhdon bashkëpunimin me organizatën terroriste YPG/PKK e cila përdor emrin FDS, ajo gjithashtu vazhdon të kontrollojë bashkë me organizatën edhe komplekset e naftës në lindje të vendit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 19, 2020 15:03